17:45 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vendoset në Hungari ATM-ja e parë e Bitcoin pranë një banke

Pajisja e prodhuar nga General Bytes bart markën e Mrcoin dhe operohet nga Shinrai Kft. Ajo është e para ATM e monedhvea kriptografike që i vendoset pranë një filiali bankar.
Në kufirin mes Slovakisë, Hungarisë dhe Austrisë, u lançua një ATM bitcoin-i e cila është e para në botë e vendosur pranë një banke.
Kjo ATM lokalizohet në qendër të Mosonmagyaróvár, një qytet me popullsi prej 30 mijë banorësh në Hungari, dhe këmben bitcoin-ët në forintë dhe Euro.
Pajisja e prodhuar nga General Bytes bart markën e Mrcoin dhe operohet nga Shinrai Kft. Ajo është e para ATM e monedhvea kriptografike që i vendoset pranë një filiali bankar.
“Prej vitesh kemi dëgjuar se bitcoin është thjeshtë një flluskë financiare. Por e kundërta ka ndodhur sepse siguria që ofron teknologjia e cila fshihet pas bitcoin ka transformuar me shpejtësi sferën financiare,” shprehej drejtori i Shinrai Kft gjatë inaugurimit.
Ky model do të ofrojë edhe monedha të tjera kriptografike si Bitcoin Cash, Litecoin dhe Ethereum. Transaksioni më ulët duhet të ketë një vlerë prej të paktën 5,000 forinta ose 16 Euro.
Kompania e cila lançoi këtë ATM ofron suport online por edhe përmes thirrjeve telefonike për ata që duan të dinë më shumë rreth saj.
Ditën e djeshme bitcoin arriti një rekord të ri prej 8,000 dollarësh. Që nga fillimi i vitit vlera e një bitcoin është rritur me 700%.