19:42 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / G T

Vendoset për Asllanin, këto janë formacionet zyrtare të derbit Inter – Juventus

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Interit dhe Juventusit e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.

Dy trajnerët, Simone Inzaghi dhe Max Allegri kanë zbuluar 11-shen startuese për këtë takim që nis nga ora 20:45 dhe luhet në “Guizeppe Meazza”, shkruan Indeksonline

Në këtë takim nuk starton mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes dy skuadrave këtë sezon në Serie A ishte mbyllur me barazim 1:1.

Sonte kjo ndeshje është krejt ndryshe, pasi dy skuadrat po luftojnë për titullin kampion./Indeksonline/

Formacionet zyrtare:

Image
Image