11:23 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Vepra e akademik Fehmi Aganit, do jetoi e pavdekshme në memorien e kombi shqiptar..!

Shkruan: Hafiz Gagica

Sot, 21 vite më parë regjimi kriminal i Serbisë në mënyrë barbare vrau akademik Fehmi Aganin, si hakmarrje ndaj projektit për liri dhe pavarësi të Kosovës!

Sa më shumë që po kalojnë vitet, aq më tepër po ndjehet mungesa e Profesor Fehmi Aganit dhe e elitës intelektuale të asaj kohe, e cila të pamundurën e bëri të realizueshme.

Ai, ishte njëri ndër intelektualët e mëdhenj të kohës, ishte pjesë e shumë projekteve, shkencore, kulturore dhe politike në Kosovën e okupuar, ishte një mendje e mprehtë e kombit tonë, i cili e dha jetën për lirinë e Kosovës!

Me të ndjerin Profesor Aganin, ka pasur biseda të shumta, konsultime, udhëtime dhe takime, të cilat si për habi kalonin shumë shpejt, ai ishte një figurë poliedrike me plotë optimizëm për jetën dhe fitoren tonë mbi hegjemonizmin serbomadh.

Proceset e pavarësisë i shihte të mundshme dhe të realizueshme, gëzohej kur ne të rinjtë rebeloheshim, me humorin e tij të rrallë na inkurajonte të mos ndalemi në kërkim të lirisë, atë shpirt e shprehte përmes satirave të bukura që na i tregonte, e ndonjëherë edhe na qortonte që të punojmë më mirë për pavarësinë e Kosovës.

Profesor Fehmi Agani, i mungon sot shumë Kosovës, dhe, kam frikë se do shkon kohë e gjatë derisa ta kemi një figurë të ngjashme siç ishte ai, me të cilin kam pasur nderin dhe kënaqësinë që për vite të shumta të bashkëpunoj në realizimin e pavarësisë së Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe nderimi për veprën e madhe të Fehmi Aganit, me besimin se veprën e tij do ta marrin si udhë-rrëfim dhe frymëzim gjeneratat e sotme dhe të ardhshme për t’ia siguruar vetës dhe gjithë kombit shqiptar një të ardhme më të mirë!

Lavdi i qoftë Profesor Fehmi Aganit !