20:58 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Veprim ç’njerëzor i protestuesve amerikan: Lëndojnë keq një të moshuar invalide

Amerika është përfshirë nga kaosi, ndërkohë që shumë qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë përfshirë nga protesta të paprecedenta si pasojë e vdekjes së George Floyd pas një ndërhyrje policore disa ditë më parë në Minneapolis.

Në një video ku shihen dëmet materiale që kanë kryer protestuesit e dhunshëm në Amerikë shihet edhe një gjest jo njerëzor.

Në video mund të shihni se si disa revoltues e turturojnë një grua invalide e cila ishte duke kaluar në qytet.

Veprimi i tyre ishte aq i ulët sa gruaja menzi merrte frymë për shkak të “pluhurit “ që i hodhën në fytyrë në masë të madhe, transmeton IndeksOnline.

Efektivi i policisë i cili akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e Floyd, e dëshmuar edhe nëpërmjet një video e cila prej ditësh qarkullon në rrjet dhe në media, tashmë është arrestuar dhe do të përballet në gjykatë nën akuzën e vrasjes. Pikërisht qyteti i Minneapolis  është përfshirë tashmë nga flakët si pasojë e protestave të dhunshme, të cilat kanë mbërthyer të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Neë york City në Los Angeles.

Këtë veprim jo njerëzor mund ta shihni nga minuta 1:00./IndeksOnline/