23:41 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Veprimi i tifozëve të Juventusit për Bonuccin është thjesht brilliant

Pasi një aventure një-vjeçare te Milani, Leonardo Bonucci vendosi të rikthehet te Juventusi, ku ai i fitoi 6 tituj të Serie A.

Shumë tifozë të Juventusit e konsideruan Bonuccin tradhëtar, dhe nuk e dëshironin rikthimin e tij duke shprehur frustrimin për shkëmbimin e tij me Mattia Caldaran.

Klubi e transferoi Bonuccin dhe në konferencën e tij për shtyp, ai pohoi se gaboi që u largua se beson që është rikthyer tani në shtëpinë e tij, transmeton IndeksOnline.

Pavarsisht gjithë asaj urrejtje në mediat sociale, dje në Villar Perosa në miqësoren e Juventusit, Bonucci ishte pjesë e ndeshjes dhe u duartrokitë nga tifozët jo njëherë, por disa herë.

Ky veprim i dëshmoi 31-vjeçarin se tifozët janë të gatshëm ta fillojnë një kapitull të ri.

Juventusi do ta luajë ndeshjen e parë ndaj Chievos të shtunën e 18 gushtit./IndeksOnline/