08:48 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Veriu i Italisë në karantinë, 6.387 të infektuar dhe 366 të vdekur nga coronavirusi

Numri i lartë i vdekjeve e ka bërë Italinë vendin e dytë në botë pas Kinës për viktimat nga coronavirusi. “Alitalia” ndaloi fluturimet në Malpensa. “EasyJet” shkurtoi ato për në veri të Italisë. Zgjedhjet rajonale në Valle dʼAosta janë shtyrë.

Qeveria italiane ka “mbyllur” Lombardinë dhe 14 provinca për shkak të coronavirusit.  Ndërkohë, bilanci i coronavirusit ka shkuar në  6.387 të infektuar, 622 të shëruar dhe 366 vdekje.

“Alitalia” njoftoi ndalimin e fluturimeve në Malpensa, ndërsa u ulën  ato në Linate. Zgjedhjet rajonale në Valle d’Aosta janë shtyrë, transmeton Oranews.

Me 133 vdekje në një ditë të vetme,  këto janë 24 orët më dramatike deri tani që ka kaluar Italia. Në total numri i vdekjeve nga virusi ka shkuar në 366 dhe bëhet e dyta në botë pas Kinës.