Verona, ia ndalon për 11 vjet hyrjen në stadium kryetifozit që ofendoi Balotellin
Tema më e përfolur ditëve të fundit në futbollin italian është racizmi. Kjo pas ngjarjeve të fundit, ku shënjestër ishte sulmuesi Mario Balotelli.
Ai u ofendua në baza racore nga tifozët e Veronës.
Ndërkohë, kryesuesi i tifozërisë së Veronës në një intervistë kishte deklaruar se Balotelli kurrë nuk mund të jetë 100% italian.
Për këto deklarata, Verona e ka dënuar rëndë atë, duke ia ndaluar hyrjen në stadium deri në vitin 2030.
/Indeksonline/