23:33 / E Martë, 04 Maj 2021 / C E

Verratti shpërthen pas ndeshjes: Arbitri më tha ik q*u!

Marco Verratti, mesfushori italian i PSG, pas ndeshjes, ishte tepër i acaruar dhe madje akuzoi rëndë arbitrin Kjuipers.

Sipas lojtarit të ekipit francez, ky i fundit i ka thënë “ik q*u!”.

Nëse e themi ne këtë fjalë, marrim padiskutim 10 ndeshje pezullim. Nuk është normale ajo që ai më tha…”, ka thënë mesfushori italian.

PSG u eliminua nga Manchester City derisa Di Maria u ndëshkua me karton të kuq. /IndeksOnline/