Vërshimet, banorët e rrugës “B” kërkojnë zgjidhje nga komuna!
Reshjet e ditëve të fundit u kanë shkaktuar probleme banorëve të “Rrugës B”, në Prishtinë.
Një lexues i “Indeksonline” ka bërë me dije se në ndërtesat ku gjendet edhe banesa në të cilën jeton ai, është hera e dytë brenda dy muajve që kanë ndodhur vërshime.
Sipas lexuesit, përveç dëmeve që mund t`iu bëhen makinave në garazha, aty qëndrojnë edhe pajisjet e furnizimit me ujë dhe ngrohje. Ndërsa, bëhet e ditur se në këtë situatë ndërtesat gjenden tash e 4 ditë.
Tutje, sipas lexuesit të “Indeksonline” vërshimet po ndodhin si pasojë e një pusete e cila është mbyllur.
Banorët e kësaj lagje i kanë bërë thirrje komunës që të veprojnë dhe t`i shpëtojë ata nga kjo gjendje./Indeksonline/