09:03 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dita e nëntë në koma për 23 vjeçaren që u aksidentua në “Rrugën B”

Janë bërë 9 ditë që 23 vjeçarja F.R u përplasë nga një makinë në “Rrugën B”, në kryeqytet. Që nga ajo ditë, gjendja e saj shëndetësore vazhdon të mbetet e njejtë.

Naim Kuqi, shef i Klinikës Intenzive thotë se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme gjendja e saj vazhdon të rezultojë e papërmisueshme.

“Nuk mund të bëjmë tjera ndërhyrje pasi që jendja e saj është shumë e rëndë, ne e quajmë koma. Po vazhdojmë me terapi intensive”, ka thënë Kuqi për Indeksonline.

Kujtojmë faktin se nga po i njëjti aksident, ndërroi jetë një grua 30 vjeçe, e cila nuk mundi tu bëjë ballë plagëve të rënda që mori. Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë të pandehurit L.M, i cili shkeli dy këmbësoret me veturë në Rrugën “B” i ka caktuar një muaj paraburgim. I njëjti do të qëndrojë në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, gjegjësisht nga dt.22.10.2018 deri me dt.22.11.2018.