17:22 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / MSH

Vërshimet dëmtojnë rrugën në Meqë të Gjakovës

Vërshimet e fundit si pasojë e reshjeve të shiut në komunën e Gjakovës kanë shkaktuar edhe dëme në infrastrukturën rrugore.

Kështu, një pjesë e rrugës së asfaltuar në fshatin Meqë është shembur dhe është krijuar një gropë e madhe.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe pjesëmarrësit në trafik apelohen për kujdes të shtuar.

Ndryshe, si pasojë e vërshimeve të fundit në Gjakovë e Rahovec janë shkaktuar dëme materiale.