09:59 / E Shtunë, 24 Gusht 2019

Versionet e rejat të sistemit operativ Android, dallohen në bazë të numrave

Ka kaluar koha e Android Q, meqenëse tani do të jetë Android 10.

Google ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi, se nuk do t’i quajë më versionet e reja në bazë të ëmbëlsirave si Pie, Oreo apo Nougat, por ato do të dallojën nga numrat e ndryshëm.

“Tani është është bërë një dekadë dhe Google është rritur, është një adoleshent të cilin nuk mund ta quajmë KitKat apo Llollipop. Do të jetë Android 10 dhe të gjithë e dinë, se pas tij vjen versioni 11” thuhet në raport.

Ndryshimi i prapashtesave, mësohet se është bërë që të jetë i përshtatshëm për të gjithë dhe jo të keqkuptohet nga ndonjë shtetas, që nuk ka mundësi edhe ta thotë mirë. Ishte planifikuar që në fund të vendosen shkronja, por ka shumë shkronja që disa popuj nuk i përdorin, derisa numrat i shfrytëzojnë të gjithë.

Vendimi për numrat në versionet e reja të sistemit operativ Android, vijnë pasi ky aplikacion e ndryshojë edhe dukjen e logos, derisa pritet të ketë edhe ndryshime tjera më të mira.