15:18 / E Diele, 12 Qershor 2022 / LB

Verstappen triumfon në Grand Prixin e Azerbajxhanit

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen ka arritur të triumfojë në Grand Prixin e Azerbajxhanit, këtë të diele.

Verstappen kaloi shokun e skuadrës së Red Bull Sergio Perez për epërsinë dhe fitoren e garës në të tretën e parë të garës dhe më pas pa që rivali për titull Charles Leclerc të tërhiqte makinën e tij për shkak të një problemi me motorin.

Fitorja për Verstappen dhe mungesa e pikëve për Leclerc do të thotë se Verstappen ka 34 pikë epërsi ndaj Leclerc në renditjen e pikëve.

Verstappen hyri në garë vetëm nëntë pikë përpara Leclerc pasi mori kryesimin e pikëve dy gara më parë në Spanjë.

Perez ishte i dyti pas Verstappen të dielën pasi askush tjetër nuk ishte në gjendje t’i afrohej makinave të Red Bull në atë që u bë një garë shumë e drejtpërdrejtë pas daljes nga gara të Leclerc.

George Russell i Mercedes përfundoi i treti ndërsa Lewis Hamilton i katërti.