16:03 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Veseli arrin konsensusin me opozitën – Kuvendi mbanë dy seanca të hënën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbledhur Kryesinë e Kuvendit dhe shefat e Grupeve Parlamentare pas dështimit të seancës së sotme pas bllokimit nga deputetët e LDK-së për të diskutuar rreth seancave të reja.

I shqetësuar me bllokadat e inateve politike nga partitë opozitare, kryeparlamentari Veseli i ka ftuar të gjitha forcat dhe ua ka bërë të qartë se askush nuk mujd ta bllokojë Kuvendin dhe sukseset e shtetit të Kosovës për inate ditore politike.

Në mbledhje të Kryesisë, sipas burimeve të Indeksonline, Veseli sërish u ka bërë të qartë deputetëve se nuk do të mund të shkojnë në pushime pa i përfunduar të gjitha pikat e mbetura të rendit të ditës dhe projektligjet që ndodhen në procedura parlamentare.

Pas debatit, me propozim të kryeparlamentarit Veseli u vendos që Kuvendi të mbajë të hënën e javë së ardhshme duke filluar nga ora 11:00 një seancë me pikat e mbetura të rendit të ditës nga seancat e kaluara.

Menjëherë pas përfundimit të pikave të mbetura, u vendos që të mbahet seanca e re plenare me pika të reja të rendit të ditës ku është futur si pikë e rendit të ditës edhe kërkesa e PSD-së për çështjen e dialogut./Indeksonline/