12:29 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Veseli: E domosdoshme Gjykata Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi dhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur.

Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se Gjykata ndërkombëtare që do të hetonte krimet serbe në Kosovë është e domosdoshme, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Kosova si shtet e ka për obligim të pashmangshëm që ta bëj një gjë të tillë.

Më poshtë postimi i Veselit:

Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm.

Dhe ne, si shtet, kemi obligim ta bëjmë të pashmangshëm. Unë tashmë kam filluar iniciativën për këtë qëllim.

Për këtë, sot kam takuar Kryeprokurorin e Shtetit, Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur, si dhe organizatat e shoqërisë civile që kanë punuar me vite të tëra në fushën e drejtësisë tranzicionale. /Indeksonline/