20:41 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Veseli: FSK-ja në gjendje gatishmërie për ti dalë në ndihmë Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli se për gjendjen e krijuar në Shqipëri nga të reshurat e të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, ka thënë se shteti i Kosovës është në gatishmëri të plotë për ti ofruar ndihmë zonave t prekura.

“I shqetësuar me gjendjen e rëndë në Shqipëri, pas vërshimeve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të territorit atje. Institucionet e Kosovës, përfshirë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq. Shpresoj që kjo gjendje e krijuar nga reshjet të tejkalohet sa më parë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në facebook. /Indeksonline/