09:34 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Veseli inicion seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e ajrit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar lidhur me cilësinë e ajrit në Prishtinë.

Veseli me këtë rast ka theksuar se ka iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës , që të kërkohet nga të gjitha institucionet ndërmarrja e masave të menjëhershme për përmirësimin e kësaj gjendje, transmeton Indeksonline.

Ndryshe duhet theksuar se është pikërisht i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në orët e vona të natës së kaluar ka ftuar Kuvendin e Kosovës të organizojë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

I shqetësuar tej mase me cilësinë e ajrit në Prishtinë, kam iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që të kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërmarrjen e masave të menjëhershme konkrete për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Po ashtu, është e nevojshme që të kemi një plan nacional të mirëfilltë dhe afatgjatë, me të cilin do të evitohej kjo situatë që po na përsëritet.