13:16 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Veseli: Izolimi i qytetarëve duhet të përfundojë, dihet qëndrimi i PDK-së për demarkacion

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës që të dërgojë në Kuvend, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Me këtë rast Veseli ka thënë se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe se marrëveshja duhet të kalojë, transmeton Indeksonline.

Veseli ka deklaruar se vota e PDK-së do të jetë pro kësaj marrëveshje.

Ky është postimi i plotë:

Përshëndes vendimin e Qeverisë për ta sjellë në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi.

Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave.