12:31 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Veseli ka një përgjigje për Isa Mustafën pasi ky ia hoqi PDK-së “vijat e kuqe”

Deklaratat e kryetari të LDK-së Isa Mustafa, se i kanë hequr vijat e kuqe me PDK-në, për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje i ka komentuar i pari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se nuk është mirë të ketë vija të kuqe ndaj askujt dhe se pozicione të tilla mund t’i zhgënjejnë më pas qytetarët.

Veseli në një konferencë shtypi ka thënë  se fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme.

“Unë nuk di pozicionin e tjerëve. Por shpesh herë në politik kam thënë që “të mos ketë vija të kuqe” e pastaj t’i zhgënjejmë qytetarët me fjalë pa mend.  Nuk i takojmë një kontingjenti të tillë. Mendoj se edhe fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme para qytetarëve.  Unë s’kam bërë vija të kuqe dhe asnjëherë mendoj se s’është mirë të ketë vija të kuqe”, tha Veseli, raporton IndeksOnline.