11:02 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Kundërshtar e kemi Serbinë e jo njëri-tjetrin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje përfaqësuesve të gjitha partive politike, për përgjegjësi në mbrojtje të territorit.

Veseli ka kërkuar nga opozita që t’i lejë anash inatet, ngase, sipas tij, kundërshtar të vetëm Kosova e ka Serbinë.

“Thërras për ndërgjegje dhe përgjegjësi në mbrojtje të territorit. Ne kemi aktualisht vetëm një kundërshtar dhe ajo është Serbia. Nuk duhet të gjejmë kundërshtar mes vete”, theksoi kryeparlamentari Veseli, pas një aktiviteti që e kishte në fshatin Llashticë të Gjilanit, për mbjelljen e fidanëve.