15:54 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veseli nderon Betejën e Manzhiqit në Shalë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar të shtunën në Shalë për të nderuar dëshmorët e UÇK-së në betejën e Manzhiqit.

Ai ka thënë se gjithmonë do ti nderojmë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane.

“Në Manzhiq të Shalës për të nderuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë do ti nderojmë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane. Shala e Isa Boletinit, Ahmet Selacit, Ukshin Kovaqicës, Bislim Bajgorës, Sherif Tërstenës, Shemsi Ahmetit, Rifat Zenelit,  është Shala e krenarisë sonë kombëtare”, ka dhkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Temat: