17:41 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Veseli në Gjilan: Luta merrej me probleme globale

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë edhe në tubimin elektoral në Sallën e Sporteve në Gjilan.

Veseli ka thënë se 22 tetori do të jetë dita e fitores së madhe të Partisë Demokratike në Gjilan dhe në gjithë Kosovën.

Ai ka shtuar se ka katër vjet që Gjilani nuk qeveriset dhe që është praktikisht pa kryetar, sepse sipas tij kryetari aktual merret me probleme globale dhe me tema të nxehta nacionale.

“Duke mos dashur të harrohet në Prishtinë, ai e ka harruar Gjilanin”, ka thënë ai.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Zenun Pajaziti, ka thënë se Gjilanit do t’i kthehet statusi që meriton, si qendër regjionale e zhvillimit ekonomik.

“Do të investojmë në bujqësi. Do t’i rrisim 30 për qind subvencionet për bujqësi”, ka premtuar Pajaziti./AktivPress