07:16 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Veseli në Shqipëri, merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot do të udhëtojë për në Shqipëri, i ftuar në Lutjet e Mëngjesit, të cilat sivjet mbahen në Tiranë.

Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në të cilin pritet të marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë.

Gjatë kësaj vizite, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga krerët e shtetit.