Veseli: Nesër do të ketë lajm të mirë për Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i bindur se në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, do të ratifikohet marrëveshja për Demarkacionin, duke i hapur kështu rrugë edhe procesit për liberalizmin e vizave.
Në një konferencë për media, pas takimit me shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, Veseli u bëri thirrje gjithë deputetëve të të gjitha partive të cilët nuk kanë marrë ende vendim, të vendosin ta votojnë Demarkacionin.
Ai më tej ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të përmbush çdo kriter që del nga BE, pasi Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
“Ne do të vazhdojmë që do të përmbushim çdo kriter që del nga BE si shtet i pavarur dhe sovran, me rëndësi. Ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin do të votohet. Kosova ka nevojë për një lajm të mirë dhe presim për një lajm të mirë dhe do ta sjellim këtë lajm ditën e nesërme. Kisha kërkuar nga të gjithë deputetët se qytetarët tanë presin nga ne që ta ratifikojmë Demarkacionin Pra ne duhet të bëjmë këtë që të mos humbasim raste më tej. Pra, nesër duhet të kemi një lajm të mirë dhe besoj që edhe me vendimin e kolegëve që ende se kanë arritur këtë vendim, besojmë tek ta për atë cka presin gjithë qytetarët për liberalizim të vizave”, ka thënë ai.
Gjithashtu me vizitën e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian gjatë ditës së nesërme, Veseli tha se Kosova pret të merr sinjale pozitive për rrugën e saj drejt BE./Indeksonline/