21:25 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Veseli: Nuk do të mbajmë seancën e jashtëzakonshme, s’ka kourum [Video]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

Ai ka thënë se nuk kanë mundur të marrin vendim për seancën për shfuqizimin e Ligjit për Specialen. Pasi sipas tij, nuk ka kourum për një gjë të tillë.

“Nuk ka kuorum dhe ne rrethana të tilla nuk do të mbajnë seancën e jashtëzakonshme deri në njoftimin e radhës për procedurat e më tejme që i kemi”, ka thënë Veseli.

Po ashtu  Veseli, ka njoftuar se në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit nuk ishin të pranishëm LVV, LDK dhe Lista Serbe./Indeksonline/