19:01 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Reagon Veseli, tregon se koalicioni me Ramushin e lidhi për ta mbrojtur Kosovën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Postimi i plotë:

Me keqardhje mësova nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish.

Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së.

Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona.