14:51 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Veseli për Krishtëlindje: Festë që përçon mesazhin e shpresës

I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar besimtarët e besimit të krishterë për festën e Krishtlindjes.

Veseli thotë se Krishtlindja është një festë e madhe që përçon mesazhin e shpresës, të humanizmit dhe të ngadhnjimit mbi të keqen.

“Të gjithë bashkëkombasve tanë të besimit katolik ua uroj kremtën e Krishtlindjes.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Të gjithë bashkëkombasve tanë të besimit katolik ua uroj kremtën e Krishtlindjes.
Kjo është një festë e madhe që përçon mesazhin e shpresës, të humanizmit dhe të ngadhnjimit mbi të keqen.
Gëzuar për shumë mot!