17:43 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Përgjithmonë me SHBA-të

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar të premten pasdite të gjithë diplomatët dhe ushtarakët amerikanë që punojnë dhe jetojnë në Kosovë.

Në ditën e falënderimeve, kryeparlamentari Veseli së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë pritur korin diplomatik amerikan si dhe ushtarët amerikanë që veprojnë në Kosovë.

“Në ditën e falënderimeve, bashkë me diplomatët dhe ushtarakët amerikanë që shërbejnë në Republikën e Kosovës. Ata edhe pse janë larg familjeve të tyre, ndodhen në familjen e tyre të re – shtetin më pro amerikan në botë”, ka thënë kryeparlamentari Veseli ps këtij takimi, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Temat: