21:26 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Qeverinë Mustafa e rrëzoi LDK-ja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa e rrëzuan deputetët e LDK-së duke e bllokuar në çështjen e demarkacionit.

Ai tha gjatë një debati në RTV Dukagjini se Qeveria e Mustafës kishte ngecje në gjitha temat qenësore për vendin dhe nuk merrte asnjë vendim në të mirë të qytetarëve.

Ai theksoi se Isa Mustafa ka bërë gabimin më të madh kur e nënshkroi në Bruksel marrëveshjen pë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.