09:37 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Veseli-Selmanajt: Je turpi i shoqërisë civile

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka akuzuar deputetin e LDK-së, Driton Selmanajn për manipules të shoqërisë civile sa ishte në KDI.

Ai tha se gjatë kohës sa ishte pjesë e shoqërisë civile, sipas Veselit, Selmanaj dezinformonte për Kuvendin.

“Kohë pas kohe u detyrova, fola me partnerin me seriozitet për qasjen e Selmanajt. U thash se jam i kënaqur me partneritetin me organizata civile, por nuk po jepni pasqyrë korrekte. Qashtu ka ardh në politikë sepse e kanë largu nga projektet, si manupiles të shoqërisë civile”, tha Veseli për Selmanajn.

“Je turpi i shoqërisë civile. Sho1ëria civile meriton respekt, por ti je turpi, si shoqëria na ke fyer Kuvendin, nga eksperti na doli politikan”, tha ai./AktivPress