09:57 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli: Sot përfundon drama e demarkacionit (Video)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova theksoi se ka ardhur momenti që të përfundohet drama, duke u votuar demarkacioni në orën 11.00.

Veseli u shpreh se i sigurojnë partnerët evropianë që institucionet e Kosovës do të punojnë fuqishëm në rrugën drejt integrimit në BE.

“Kemi sakrifikuar shumë si vend, nuk do të lejojmë që për ego të askujt ky mund i joni të shkojë huq. Sot do ta përfundojmë ratifikimin e kufirit me shtetin mik, Malin e Zi”, tha ai.

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se sot është ditë e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, pasi ka gjasë që të zgjidhet çështja e demarkacionit.

“Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën ku një ngjarje, e cila që një kohë të gjatë ka gjasë të përfundohet, pra është marrëveshja për demarkacionin. Kjo është një nga dy kriteret dhe thërras politikanët që të mos i mbajnë qytetarët e tyre të izoluar drejt integrimit në BE”, tha ajo.

Apostolova tha se kanë biseduar në detaje se cila do të jetë puna e asamblesë për javën dhe muajin tjetër në kohën kur do të publikohet raporti për Kosovën.