12:06 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Ta hartojmë një rezolutë të përbashkët, do ta respektojë edhe Thaçi

Kryetari i Kuvendit, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli u deklarua në seancën rreth idesë së opozitës për rezolutën kundër territorit. Ai propozoi që të ulen gjitha grupet parlamentare dhe të hartojnë një rezolutë të përbashkët, për të cilën do të ketë pajtim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi.

“Ne jemi para qytetarëve tanë dhe loja politike nganjëherë zhvillohet. Por ajo çfarë nuk e pranojë është se ne megjithatë nuk duhet të bëjmë të njëjtën kur është gabim. Nëse dëshironi të jemi të sinqertë. Nuk besojë se do të ketë palë të turpëruar. Ne këtë punë mund ta përfundojmë shumë shpejtë. Gjithë ato diskutime që u thanë mund ta nxjerrin një rezolutë të përbashkët. Unë pash sot një progres të jashtëzakonshëm nga Lëvizja “Vetëvendosje” në kuptimin pozitiv që finalen me Serbinë e kemi kryer në vitin 2008. Ejani të dalim me qëndrime bashkërisht, mos ta fyejmë njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

“Veq një kundërshtar sot e ka Kosova, Serbinë, vetëm një president, Vuçiqin. Ejani ta ndihmojmë së bashku Kosovën. Presidenti i Republikës është president me legjitimitet nacional që e ka votuar ky Kuvend. Rezolutën do ta respektojë deri në pikë të fundit, në rast se dekorohemi të gjithë”, është deklaruar Veseli. /Indeksonline/