14:31 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli takon Marti Ahtisaarin, diskutojnë për të ardhmen e Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se gjatë vizitës zyrtare në Finlandë ka takuar diplomatin Marti Ahtisaari.

Me Ahtisarin kanë biseduar dhe shkëmbyer mendime për të ardhmen e vendit, transmeton Indeksonline.

“Pata kënaqësinë ta takoj presidentin Marti Ahtisaari. Evokuam kujtime nga puna e tij që çoi në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, një ëndërr edhe përpjekje e gjatë e popullit tonë. Ne jemi krenarë që Kosova është bërë shembull i demokracisë për shumë vende. Me presidentin Ahtisaari shkëmbyem shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe këshillat e tij janë gjithmonë të mirëseardhura”, ka shkruar Veseli në facebook./Indeksonline/