75 Mall Live Search
12:07 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli tregon arsyen e shtyrjes së procedimit të Demarkacionit

I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,  ka theksuar se të enjten do të mbahet seanca e radhës plenare ku pikë e rendit të ditës do të jenë disa ligje të rëndësishme por jo edhe çështja e demarkacionit.

Veseli poashtu ka shtuar se shtyrja e procedimit të demarkacionit  ka për qëllim arritjen e konsensusit nacional.

“Shtyrja ka ndodhë për arsyen e arritjes së një konsensusi nacional. Asgjë nuk ka të jashtëzakonshme. Çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovs përkrah BE-së dhe është një mesazh i qartë në drejtimin që do të ecë Kosova. Ka nevojë për një koncenus të gjerë nacional. Nuk është vetëm për liberalizimin e vizave por edhe një drejtim pozitiv i partneritetit të vendeve të NATO-s “, ka thënë Veseli, shkruan Indeksonline.

“Patëm anonimitet përpos LDK-së që kërkoj të jetë menjëherë në rend ditë që ishte reaksion ndaj opozitës së ndjeshme por sido që të jetë kishim anonimitet. LDK kishte një reaksion për shkak të së kaluarës. Jemi duke punuar shume seriozisht shumë bashkërisht në mënyrë që të arrihet një zgjedhje që është e konsensusit nacional. Nuk do të lejojë që të jetë pikë konfrontimi siç është çështja e kufirit me fqinjët e tjerë. Jemi duke lëvizur dalë ngadalë por sigurt në vendimmarrje të shtetit. Kuvendi të mos jetë për skena teatrale për të krijuar frustrime dhe shqetësime tek qytetarët “, ka shtuar Veseli.

Gjithashtu Veseli ka folur edhe për vizitën e kryeministrit të Mali të Zi, ku është shprehur se pret konfirmim të marrëdhënieve fqinjësore në mes dy vendeve.

“Nga  vizita e nesërme pres konfirmim të marrëdhënieve të mira fqinjësorë me Malin e Zi dhe çështja e kufirit nuk do të na ndajë drejt rrugës për në Bashkimin Evropian.Një shtet fqinjë si Mali i Zi ka orientim 100% me shtetin e Kosovës, pra anëtarësimi drejt NATO-s dhe integrimi drejt Bashkimit Evropian. Republika e Malit të Zi është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe që vota e Malit të Zi ka qenë pro subjektivitetit të shtetit të Kosovës. Do të kërkojmë natyrisht “, ka thënë Veseli./Indeksonline/