23:22 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veseli uron fitoren e Kosovës ndaj Ishujve Faroe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar fitoren e Kosovës në futboll ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2:0.

Veseli ishte në stafiumin Fadil Vokrri në përkrahje të futbollistëve kosovarë, të cilët siç tha Veseli sonte i bënë krenarë të gjithë.

“Një fitore e merituar. Një fitore për Fadil Vokrrin. Një fitore dhe spektakël për gjeneratat që punuan shumë për këto ditë dhe për rininë tonë. #Kosova”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook./Indeksonline/

Temat: