21:58 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Veseli: Vetëvendosja është shndërruar në instrument manipulimi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli duke folur për garën e nxehtë mes PDK-së dhe Vetëvendosjes në Prizren, ka pasur disa akuza të rënda për këtë të fundit.

“Vetëvendosja veçanërisht është shndërruar në instrument manipulimi, është agresive në akuza, dihet se strategjia më e mirë e mbrojtjes është akuza”.

“Ka përdorur mjete që nuk janë dinjitoze, manipulime që nuk i bëjnë nder asnjë partie”.

“Prizreni nuk është tolerant ndaj abuzimeve të tilla, ndëshkimi do te jëtë tash apo më vonë”, ka thënë Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova.