14:07 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Veshja e Mozzikut për ditëlindjen e 25-të, i kushton mijëra euro

Është një prej artistëve më të suksesshëm shqiptar. Prandaj kjo ja mundëson që të ketë edhe të ardhura të mira.

Mozziku, i cili edhe këtë vit ka sjell disa projekte të suksesshme është një prej emrave të njohur që nuk kursen aspak për veshmbathje dhe makina luksoze, shkruan Indeksonline.

Sot kur po shënon 25-vjetorin e lindjes, Mozziku ka postuar një fotografi e ku shihet i veshur i gjithi në marka të shtrenjta.

Ishte faqja në Instagram “whattheywearin” që ka zbuluar çmimin e veshjeve të reperit nga Ferizaj e që kapin shuma marramendëse.

Vetëm “duksi” i Mozzikut që është nga marka 6pm season kushton 94 euro, çantat “Louis Vuitton” njëra 1.520 euro, tjetra 1.540, pantallonat 99,90 euro, pulovër i markës Live Fast Die Young 129 euro, kapela nga Mbl Boston Cap 22 euro, ora Rolex 31.900 euro dhe të mbathurat Alexander McQueen 395 euro.

Ndryshe, theksojmë se Mozziku dhe Loredana së fundi u panë së bashku duke ngjallur dyshime se janë ribashkur./Indeksonline/