13:11 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vesiç kërkon nga serbët të jenë pas Vuçiç në dialog

Nënkryetari i Beogradit dhe zyrtarë i lart i Partisë Progresiste Serbe, Goran Vesiç i ka thënë ‘Blic.rs’ se është shumë me rëndësi ­çështja e Kosovës dhe se gjithë qytetarët duhet të jenë pas Aleksander Vuçiç që ai të marrë vendimin më të mirë për Serbin, transmeton Indeksonline.

Kur u pyet për çështjen e dialogut me Kosovën, Vesiç u deklarua: “Çështja e statusit të Kosovës është një çështje e statusit të Serbisë. Si shtet duhet të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme.”

“Mund të argumentojmë për nivelin e taksave, drejtimin në të cilin po zhvillohet ekonomia por jo për Kosovën. Për këtë çështje të gjithë duhet të qëndrojmë pas Vuçiç.”

Kur u pyet se nëse partia që ai është pjesë është pas Vuçiç, ai u përgjigj që fatkeqësisht jo të gjithë e mbështetin atë./Indeksonline/