08:43 / E Shtunë, 15 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Vetaksident në autostradë, rrokulliset vetura

Një veturë është vetaksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, mëngjesin e sotëm rreth orës 06:50.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se në këtë aksident, një veturë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Nuk dihet për të lënduarit dhe shkaqet që kanë çuar deri tek ky aksident./Indeksonline/