10:03 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / MSH

Vetaksidentohet motoçikleta në Ferizaj, drejtuesi humbi kontrollin

Dy persona kanë pësur lëndime trupore pasi janë vetaksidentuar me motoçikletë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Rahovicë të Ferizajit, dje rreth oërs 14:57.

Sipas policisë, deri të aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë, ku drejtuesi i motoçikletës humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës.

Si drejtuesi, ashtu edhe pasagjeri, të dy meshkuj kosovarë, kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e marra nga vetkasidenti.

Fsh. Rahovicë, Ferizaj 14.08.2022-14:570. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar motoçikletën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ka shkaktuar vet-aksident duke humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë, lëndime kanë pësuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri mashkull kosovar, lëndime për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.