10:31 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vetëaksidentohen, pas tretmanit mjekësor ikin në drejtim të panjohur

Një veturë është vet-aksidentuar mbrëmë në Gracanicë të Prishtinës dhe për pasojë lëndime ka pasur vet drejtuesi dhe një pasagjer mashkull K/Shqiptar.

Të njëjtit fillimisht janë dërguar në QMF-Graqanicë dhe pastaj në Qendrën Emergjente në Prishtinë për tretman mjekësor, por pas disa ekzaminimeve mjekësore kanë ikur në drejtim të panjohur.

Sipas mjekëve, gjendja e tyre ka qenë stabile.

Dyshohet se edhe të dhënat personale nuk kanë qenë të sakta.

Vetura e aksidentuar është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar./Indeksonline/