17:28 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 17-vjeçarit në Prishtinë (Foto)

Rreth orës 17:00 është vetëdorëzuar në polici i dyshuari L.P  për vrasjen e 17- vjeçarit Shkëlqim Pllana.

18- vjeçari dyshohet t’i ketë shkaktuar plagë të rënda viktimes së lartëpërmendur, i cili më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK porse fatkeqësisht nuk kishte mundur tu mbijetonte plagëve.

Rasti në fjalë ka ndodhur më datën 9 dhjetor në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

Ndërkohë që hetimet për këtë rast po vazhdojnë./Indeksonline/