18:04 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Vetëm 15 raste të reja me koronavirus në Zvicër

Gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë regjistruar vetëm 15 raste të reja pozitive me koronavirus.

Siç bën të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë regjistruar vetëm 15 raste të reja pozitive me koronavirus.

Dhe kjo shifër është është trefish më e vogël se ajo e regjistruar të shtunën (58).

BAG njoftoi 58 raste të reja të regjistruara , 58 dhe 51 ,të shtunën dhe të premten, dhe nga 30 dhe 40 brenda një dite që nga e hëna.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për një total prej 30.587 raste të konfirmuara nga laboratori të dielën. Sipas BAG, 1603 njerëz deri tani kanë vdekur nga virusi i koronës.