09:36 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / G T

Vetëm dy ndeshje larg rekordit, Leverkuseni i pamposhtur në 30 lojë

Skuadra e Bayer Leverkusenit vazhdon të bëjë mrekulli gjatë këtij sezoni në të gjitha kompeticionet.

Mbrëmë arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të DFB Pokal, pasi mposhti Stuttgardin me rezultatin 3:2, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Leverkuseni çon në 30 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon duke iu afruar rekordit të Bayern Munich.

Skuadra bavareze ka një rekord të pathyeshëm për shumë vite në Gjermani, duke shkuar në numrin 32 ndeshjeve pa humbje gjatë një sezoni.

Por gjatë vikendit të ardhshëm, Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich do të luajnë në Bundesliga./Indeksonline/