23:11 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vetëm katër skuadra të pamposhtura në Evropë

Napoli, PSG dhe Valencia pësuan humbjet e para sezonale, duke ngushtuar listën e skuadrave të pa mposhtura në vetëm katër.

Një në Angli, një në Itali dhe dy në Spanjë janë skuadrat që nuk e kanë shënuar asnjë humbje këtë sezon.

Manchester City në 15 ndeshje të zhvilluara në ligë ka shënuar 14 fitore dhe ka vetëm një barazim.

Interi është befasia e këtij sezoni, ku pas 15 ndeshjesh ka 12 fitore dhe 3 barazime.

Në La Liga, Barcelona pas 14 ndeshjesh ka 11 fitore dhe tre barazime, ndërsa Atletico ka tetë fitore dhe gjashtë barazime. /IndeksOnline/