Vetëm katër vende të lira në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve
Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
12 skuadra tashmë kanë rezervuar biletën për fazën tjetër, por në xhiron e fundit do të vendoset fati për katër skuadrat tjera.
Grupi A: Atletico Madrid dhe Borusia Dortmund kanë siguruar kualifikimin në rundin tjetër, ndërsa do të luajnë vetëm për vendin e parë. Club Brudge është kualifikuar në Europa League ndërsa Monaco e Thierry Henrys ka përfunduar “ëndrrën” evropiane.
Grupi B: Barcelona tashmë e ka të sigurt pozitën e parë. Ndeshja e fundit do të jetë shumë e rëndësishme për Tottenham dhe Interin që do të luftojnë për një biletë në Champions. Inter luan me PSV në San Siro ndërsa Tottenham është mysafir i Barcelonës.
Grupi C: Në grupin C asgjë nuk është e qartë. Në ndeshjen e fundit, tri skuadra do të luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa të gjitha skuadrat e grupit mund të përfundojnë në Europa Leage. E vetmja gjë që dihet në këtë grup është se Napoli dhe PSG nuk mund të përfundojnë të fundit në grup. Në xhiron e fundit, Napoli luan kundër Liverpoolit ndërsa PSG është mysafir i Zvezdës.
Grupi D: Porto dhe Schalke tashmë kanë siguruar kualifikimin, ku portugezët janë në vendin e parë ndërsa gjermanët në vendin e dytë. Galatasaray dhe Lokomotiva e Moskës do të luajnë për një vend në Europa League.
Grupi E: Bayern Munchen dhe Ajax janë kualifikuar në rundin tjetër ndërsa Benfica do të luaj në Europa League. AEK i Athinës përfundon garat evropiane.
Grupi F: Manchester City është konfirmuar në vendin e parë ndërsa Lyon dhe Shakhtar do të luftojnë për vendin e dytë. Ukrainasit gjithashtu duhet të mbrojnë vendin e tretë që mund të rrezikohet nga CSKA.
Grupi G: Real Madrid dhe Roma kanë kaluar në xhiron tjetër, spanjollët si të parë ndërsa italianët të dytë ndërsa Plzen dhe CSKA e Moskës do të luajnë për vendin e tretë.
Grupi H: Juventus dhe Manchester United do të luajnë për vendin e parë në tabelë pasi kanë siguruar kualifikimin ndërsa Valencia e ka të sigurt Europa Ligën. Young Boys përshendeten me garat evropiane.
E kanë siguruar kualifikimin – 12 skuadra (Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Porto, Manchester United, Manchester City, Schalke, Dortmund, Bayern Munchen, Ajax, Juventus dhe Roma)
Në garë për kualifikim – 4 vende të lira (1. Tottenham dhe Inter; 2&3. Napoli, PSG dhe Liverpool; 4. Lyon dhe Shakhtar)