19:14 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vetëm një pije alkoolike ndikon që burrat të shikojnë femrën si objekt seksual

Shkenca ka konfirmuar atë që gratë e kanë ditur shumë moti.

Burrat kanë më shumë gjasa t’i shohin gratë si objekte seksuale nëse ata kanë pirë alkool.

Shkencëtarët treguan figura të grave të cila ishin bërë gati për të dal gjatë natës, dhe gjetën se pas pirjes së një pije alkoolike ata kishin më shumë gjasa të shikonin në gjoksin e femrës, rreth belit dhe jo në fytyrën e saj.

Studimi përfshiu 49 burra në të njëzetat, transmeton Indeksonline.

Të pranishmëve iu treguan fotografitë e 80 grave të reja të veshura dhe të bëra gati për të dal në një mbrëmje dhe iu kërkua të vlerësonin paraqitjet dhe personalitetin e tyre.

Teknologjia e ndjekjes së syve është përdorur për të vlerësuar se ku ndodhen sytë e meshkujve kur shikonin trupat e grave.

Fotografitë e këtyre grave më parë ishin vlerësuar nga një panel  i pavarur se sa ishin ato të ngrohta, mirëdashëse, inteligjente, atraktive dhe sa kishin besim.

Rezultatet treguan se kur meshkujt vlerësuan një grua në bazë të pamjes së saj, ku shikimi i tyre ishte në përgjithësi në disa pjesë të trupit- veçanërisht kur ata kishin pirë alkool.

Burrat shpenzuar më pak kohë duke shikuar fytyrat e grave, dhe u përqendruan shumë më gjatë në gjoksin e tyre dhe rreth belit.

Kjo ishte veçanërisht e vërtetë kur shikonin gratë që ishin vlerësuar si shumë atraktive./Indeksonline/