08:51 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / L K

Vetëplagoset derisa ishte duke pastruar armën e zjarrit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Kaçanik është vetëplagosur në këmbë derisa ishte duke pastruar pistoletën.

I njëjti ka pranuar tretmanë në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ndërsa, policia ka konfiskuar pistoletën të cilën dyshohet se e ka përdorur.

“I dyshuari mashkull  kosovar ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia derisa ishte duke pastruar pistoletën,  i ka shkrepur dhe e ka goditur në këmbë.  Viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në QE-Ferizaj, është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë konfiskuar pistoletën cal-7.62 mm e cila dyshohet se është përdorur, dhe tre fishekë e një gëzhojë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton PK-ja, përcjell IndeksOnline.