12:00 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veteranët e Drenicës dalin në protestë, duan pastrimin e shpejtë të listave

Disa ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar pastrimin e listave të veteranëve të luftës.

Grupi i luftëtarëve nga Drenica i kanë dhënë 30 ditë kohë institucioneve kompetente për pastrimin e listave të veteranëve , para se të kalojnë në veprime tjera protestuese.

Sipas tyre nuk do të tolerohen mashtruesit që kanë falsifikuar certifikatat e veteranëve për të përfituar nga pensioni që e ofron shteti.

Faik Zogaj, organizator i protestës listoi kërkesat e tyre që përfshijnë edhe ndaljen e pagesës për të gjithë veteranët derisa të pastrohen listat.

“Kemi tri këkresa. Kërkojmë nga Kuvendi që në mënyrën sa më të shpejtë të paatrohet lista e veteranëve, jo të ketë manipulues të bëhet një ligj për veteranët. Një ligj që të ketë parimet e veta. Çdo veteran ti gëzoj të drejtat e veta. 170 euro i mer një veteran i vërtetë dhe të njëjtat i merr edhe një falsifikator. Kërkojmë shkarkimin e Lumezit. Blakaj ka qenë i vetmi prokuror që ka marrë parasysh kërkesat tona, ai prokuror ka pasur fakte dhe ndër ato fakte i kemi edhe ne. Falaifikatorët kanë dalë dhe kanë bo falsifikime. Gjithashtu kërkojmë lirimin e komandantit Sylejman Selimit”, tha Zogaj./Indeksonline/