22:16 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Veteranët e UÇK-së ta japin nga një rrogë në vit për FSK-në”, propozon një komandant

Xhezair Shaqiri, i njohur në opinion si Komandant Hoxha, ka uruar Kosovën për votimin e projektligjeve që hapin rrugë për  krijimin e ushtrisë.

Hoxha, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka konfirmuar se do t’ia dhuron pesë rroga të veteranit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai ka inkurajuar që gjithë veteranët e UÇK-së ta japin nga një pagë në vit për ushtrinë tonë, transmeton Indeksonline

Postimi i plotë:

URIME KOSOVË USHTËRINË-FSK

Propozojë dhe jap për FSK-në 5 rroga të veteranit të UÇK-së. Njëashtu inkurajoj gjithë veteranët së paku nga një rrogë të veteranit të UÇK-së ta japin për FSK çdo vit që të armatoset me armatime më moderne.

60 mijë veteranë nga një rrogë 170 euro në vit mbi 10 milionë eu FSK-së – Xhezair Shaqiri-Hoxha-Veteran i UÇK-së së Kosovës dhe komandant i UÇK-së në Maqedoni

 

 

 

 

Temat: